Të përdorësh energji diellore, ta ruash atë, të pastrosh ajrin, të krijosh një karburant të lirë në laborator, katër sfida të ndryshme, për të cilat shkencëtarët nga Universiteti i Illinois-it në Çikago kanë gjetur një zgjidhje të përbashkët. Ata kanë krijuar një mekanizëm që i bën të gjitha këto, për të cilin kanë aplikuar edhe për një patentë provizore. Zbulimin e tyre e kanë paraqitur edhe në një artikull shkencor të publikuar më 29 Korrik në revistën shkencore Science.
Mekanizmi i krijuar përdorë panelet diellore për të marrë energjinë që Dielli rrezaton mbi Tokë, njëlloj si panelet e zakonshme. Për dallim nga ato, ky mekanizëm nuk kërkon mbushje baterish për ta ruajtur energjinë e mbledhur nga këto panele. Në vend të kësaj, ai krijon karburant duke përdorur dyoksidin e karbonit (CO2) nga ajri. Pra, pajisja funksionon pak a shumë si bimë: merr dyoksid karboni dhe dritë, por në vend të sheqerit që krijojnë bimët ky krijon një karburant. Karburanti që krijon kjo pajisje është një gaz sintetik (i quajtur syngas), që përbëhet nga hidrogjeni (H) dhe oksidi i karbonit (CO), dhe që në rast nevoje mund të shndërrohet në hidrokarbure.

Vështirësia në reduktimin e CO2 në CO qëndron te katalizatori, i cili zakonisht është i shtrenjtë ose jep një reaksion me rendiment të ulët. Katalizatori i përdorur në këtë pajisje përbëhet nga nano-fjollat e dyselenidit të tungstenit (WSe₂) në një lëng jonik. Ky, jo vetëm që është rreth 20 herë më i lirë se katalizatorët e tjerë, por e shpejton procesin 1000 herë. Lëngu jonik, i quajtur etil-metil-imidazolium tetrafloroborat i përzier me ujë në sasi të barabarta, e mbron katalizatorin që të mos oksidohet në zonat aktive. Pajisja përbëhet nga dy qeliza fotovoltanike me sipërfaqe 18 centimetra katror, dhe qeliza elektrokimike e përbërrë nga: zona e katodës me dyselenid tungsteni në lëng jonik dhe zona e anodës me oksid kobalti në fosfat kaliumi. |
Shkencëtarët janë të bindur se kjo pajisje do të gjejë përdorim në fusha të ndryshme, qoftë në të ashtuquajturat ferma diellore, qoftë në projekte të vogla. Në faqen e Universitetit të Illinois-it në Çikago madje jepet edhe ideja se një pajisje e tillë do të mund të përdorej për të krijuar karburant në Mars, ku atmosfera është e pasur me dyoksid karboni
Referencat:
1. https://news.uic.edu/breakthrough-solar-cell-captures-co2-and-sunlight-produces-burnable-fuel
2. http://science.sciencemag.org/content/353/6298/467