Kompania e energjisë e Zelandës së Re, Genesis Energy, ka lajmëruar se ka vendosur të mbyllë termocentralet e fundit të mëdha që punojnë me qymyr në dhjetor 2018. Kjo paraqet një hap të madh në rrugën drejt qëllimit për të përdorur 90% energji të ripërtëritëshme deri me 2025. Lajmi është mirëpritua nga të gjithë dashamirësit e natyrës pasi që do të thotë se të paktën një shtet po përpiqet seriozisht për të ulur emetimin e dyoksidit të karbonit (CO2).
Me mbylljen e këtyre termocentraleve, Zelanda e Re do të lirojë 1 600 kilotonë më pak CO2 për termocentral. Në vend të tyre, kompania do mbështetet në energji gjeotermike, gaz natyror, energji ere e uji për të furnizuar vendin me energji elektrike. Ato që do mbeten janë centrale më të vogla dhe me impakt më të vogël në natyrë. Që tani, për ndryshim nga shtetet e tjera të zhvilluara të cilat furnizohen me rreth 22% nga energjitë e ripërtëritëshme, Zelanda e Re furnizohet kryesisht nga këto energji (rreth 80%).
Më e mira e këtij lajmi është se vendimi për mbylljen e këtyre centraleve është marrë nga kompania Genesys Energy për arsye ekonomike. Ata kanë llogaritur se me përdorimin e energjisë së ripërtëritshme në vend të qymyrit do të kursejnë 20 deri në 25 milionë dollarë të Zelandës së Re. Kjo do të thotë që zhvillimi shkencor ka bërë të mundur që tashmë ajo që është më e mirë për natyrën të jetë më e mirë edhe për ekonominë.
Na mbetet të shpresojmë që vendet e tjera të zhvilluara të ndjekin shembullin e Zelandës së Re dhe të ndalojnë hedhjen e gazrave të dëmshme në atmosferë para se ngrohja globale të dali përfundimisht jashtë çdo kontrolli.
Burime:
1. http://www.sciencealert.com/new-zealand-will-shut-down-its-last-large-coal-fired-power-stations-in-2018
2. https://www.genesisenergy.co.nz/web/genesis-energy/genesis-news-item/-/asset_publisher/SXj7PCBceFc2/content/genesis-energy-limited-gne-announces-timetable-to-end-coal-fired-generation-in-new-zealand?_101_INSTANCE_SXj7PCBceFc2_read_more=true
3. https://www.national.org.nz/news/news/media-releases/detail/2015/08/05/Genesis-decision-creates-renewable-opportunities