Këtë javë, pyetja e shtruar për Pyet Pendulum kishte të bënte me biocentrizmin. Në fakt, ne nuk kishim shumë njohuri në lidhje me këtë temë. Në mos asgjë tjetër, pyetja na ka mësuar diçka të re. Një problem i veçantë i diskutimit të kësaj teme është fakti se nuk ekziston as edhe një artikull i vetëm shkencor në lidhje me të. Të vetmet materiale që kemi mundur të gjejmë janë artikuj gazetash e revistash, web-faqja personale e ideatorit të kësaj mënyre të të parit të botës, një libër po nga i njëjti autor si dhe kuotime shkencëtarësh që e lavdërojnë idenë personalisht (jo shkencërisht). Për pasojë, edhe diskutimi ynë do të bazohet vetëm në këto materiale.
Biocentrizmi duket se është një ide filozofike që vë njeriun, pra biologjinë, në qendër të universit dhe pretendon se universi nuk ekziston pa ne, por është produkt i mendjes sonë. Është propozuar së pari nga Robert Lanza dhe nuk duket se ka tërhequr shumë vëmendje nga shkencëtarët. Për këtë ai thotë se bazohet te fizika kuantike dhe te relativiteti. Parimet e kësaj ideje janë, në fjalë të thjeshta:
Nga parimet, vihet re se Lanza ka probleme me të kuptuarit e fizikës kuantike. Duke qenë se ai është mjek, një gjë e tillë nuk është e papritur. Ai që të bën të dyshosh nëse ai do që thjesht të bëhet i famshëm apo seriozisht të zbulojë të vërtetat e universit është fakti se Lanza përdorë gjithë ato terma të fizikës kuantike, por nuk i afrohet asaj më afër se te astrofizikanët. Meqë astrofizikanët merren me gjëra të stërmëdha, ata janë aq larg sa mund të jesh nga fizika kuantike duke qenë ende fizikan. Vërtetë, Lanza ka për qëllim të shpjegojë universin, njëlloj si astrofizikanët, por bazat e idesë së tij duket se janë në kuantikë, kuptimit më serioz të së cilës duket sikur ai i frikësohet. E kur themelet nuk i ke të forta...
Të marrim parimet e biocentrizmit. Te i pari, vëmë re që ai e sheh universin si grumbull perceptimesh. Është e vërtetë se ajo që shohim, dëgjojmë e ndjejmë ne janë produkte të perceptimeve tona, por kjo nuk i bën hapësirën e kohën të tilla. Një shembull që ai merr ka të bëjë me ndriçimin dhe ngjyrën, të cilat ai i përdorë si shembuj të gjërave që i krijon truri ynë... pra biologjia. Ajo që Lanza harron, është se pa thithjen e fotoneve nga qelizat kone dhe ato shkoptha, ne nuk do të shihnim. Vërtetë, truri ynë i percepton ngjyrat, por energjia e fotoneve ekziston pavarësisht nga ne. Valët elektromagnetike janë aty me apo pa ne. Ngjyra është thjesht emri që ne i vëmë një gjatësie valore, apo kategorizimi që ne u bëjmë gjatësive valore të pjesës së dukshme të spektrit elektromagnetik. Pa kategorizimin që u bëjmë ne, valët do të ishin po njëlloj për një spektrometër. Spektrometri edhe pse mund të konsiderohet vëzhgues, nuk ka vetëdije dhe si i tillë nuk përputhet me idenë e qenies biologjike që krijon hapësirë-kohën.
Në mënyrë të ngjashme, edhe për parimet gjashtë dhe shtatë mund të themi se perceptimi ynë na i shpjegon ne dhe i kategorizon hapësirën e kohën në një mënyrë që na ndihmon ta kuptojmë botën, por kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë pavarësisht nga perceptimi ynë. Për shembull, hapësira boshe apo vakumi, për të cilin Lanza thotë se është thjesht asgjë, në realitet ka energjinë e vet.
Parimi i dytë është shumë i turbullt. Nuk është shumë e qartë vetëm nga parimet se për çfarë e ka fjalën (Nuk kam arritur ta gjej librin!).
Parimet tre dhe katër kanë të bëjnë kryesisht me kuptimin kuantik të valëve të probabilitetit. Në fizikë kuantike (në terma të thjeshta), një pyetje mund të ketë përgjigjet po dhe jo me probabilitet të barabartë deri sa dikush të mos e lexojë, shikojë apo dëgjojë përgjigjen. Sipas eksperimentit imagjinar të Schrödingerit me macen, macja e mbyllur brenda një kutie bashkë me helmin, me të cilin ka 50% mundësi të bjerë në kontakt, është edhe e gjallë edhe e vdekur njëkohësisht deri në momentin kur ne hapim kutinë. Pra, ka një element të panjohur. Por, duket se Lanza ka dëgjuar vetëm versionet e thjeshtuara dhe vetëm disa shpjegime të dukurive kuantike. Është e vërtetë se funksioni valor shkatërrohet kur një vëzhgues e vëzhgon grimcën. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se sjellja e grimcës varet nga vëzhguesi. Nga një këndvështrim tjetër mund të themi se e vetmja arsye që neve na duket ashtu është sepse ne nuk e dimë se ç’bën grimca pa vëzhgues. E vetmja gjë që dimë për të është çfarë ka mundësi të bëjë apo ku ka mundësi të jetë. Duket sikur Lanza mendon se grimca është thjesht mundësi deri sa vëzhgimi ynë ta bëjë realitet. Këtu fillon filozofia e mbaron shkenca, për mendimin tim. Ekziston vala e probabilitetit (mundësia) apo grimca? Në një aspekt, nuk ka rëndësi sepse për ne nuk do të ndryshonte asgjë. Matjet dhe llogaritjet në kuantikë do të ishin po të njëjta. Nga ana tjetër, ndryshon gjithçka, sepse vëzhguesi në nivele të tilla nuk jemi ne. Ne nuk mund të shohim, ndjejmë, dëgjojmë, prekim apo shijojmë në nivel kuantik. Për pasojë, a mund t’i besojmë në detektori që detekton fotone të vetme? Ai operon në nivel kuantik si vëzhgues, por nuk ka vetëdije.
Parimi i pestë është ai me rrënjët më të vjetra dhe ai që, për mua, e bën biocentrizmin një lloj filozofie fetare. Universi është imtësisht i rregulluar për jetë, prandaj jeta e ka krijuar universin. Këtu, Lanza thjesht ka zëvendësuar perëndinë nga parimi origjinal me biocentrizmin, apo vetëdijen njerëzore. Në fakt, në këtë parim, biocentrizmin mund ta zëvendësosh me çfarë të duash dhe fjalia nuk duket as më e saktë, as më e gabuar. Nga një aspekt, duket sikur ky parim është shprehje e egoizmit tonë, pasi që nuk ka asnjë arsye që të mos themi se ne ekzistojmë pikërisht sepse universi është ashtu siç është... sepse në çdo univers të mundshëm ku situata nuk është e përshtatshme për jetë, nuk do të ketë jetë. Përsëri duket sikur Lanza vetëm ka ndërruar këndvështrimin, gjë që nuk ka asnjë ndikim mbi realitetin.
Mirëpresim çdo diskutim për këtë temë pasi që duket se ka aq pak lidhje me shkencën, saqë kushdo me njohuri bazë nga shkenca mund të ketë mendimin e vet mbi këtë ide!

- Hapësira dhe koha nuk janë realitete absolute dhe për pasojë universi i jashtëm nuk mund të ekzistojë. Nga kjo rrjedh se ajo që ne perceptojmë si realitet është proces që përfshinë vetëdijen.
- Perceptimet tona të brendshme e të jashtme janë të lidhura me njëra-tjetrën si dy anët e një monedhe.
- Sjellja e grimcave subatomike është e lidhur me praninë e vëzhguesit dhe pa të ato ekzistojnë vetëm si gjendje e papërcaktuar, pra si valë probabiliteti.
- Pa vetëdijen, universi do të ishte i papërcaktuar dhe universi para vetëdijes ishte vetëm valë probabiliteti.
- Universi mund të shpjegohet vetëm përmes biocentrizmit. Fakti që ai është i krijuar imtësisht i rregulluar në mënyrë që të jetë i përshtatshëm për jetë sepse jeta e ka krijuar universin.
- Koha nuk ekziston jashtë perceptimit të gjallesave pasi që është thjesht mënyra në të cilën ne e kuptojmë botën
- Hapësira gjithashtu nuk ekziston sepse edhe ajo është një mënyrë e të kuptuarit të botës nga ana e gjallesës.
Nga parimet, vihet re se Lanza ka probleme me të kuptuarit e fizikës kuantike. Duke qenë se ai është mjek, një gjë e tillë nuk është e papritur. Ai që të bën të dyshosh nëse ai do që thjesht të bëhet i famshëm apo seriozisht të zbulojë të vërtetat e universit është fakti se Lanza përdorë gjithë ato terma të fizikës kuantike, por nuk i afrohet asaj më afër se te astrofizikanët. Meqë astrofizikanët merren me gjëra të stërmëdha, ata janë aq larg sa mund të jesh nga fizika kuantike duke qenë ende fizikan. Vërtetë, Lanza ka për qëllim të shpjegojë universin, njëlloj si astrofizikanët, por bazat e idesë së tij duket se janë në kuantikë, kuptimit më serioz të së cilës duket sikur ai i frikësohet. E kur themelet nuk i ke të forta...
Të marrim parimet e biocentrizmit. Te i pari, vëmë re që ai e sheh universin si grumbull perceptimesh. Është e vërtetë se ajo që shohim, dëgjojmë e ndjejmë ne janë produkte të perceptimeve tona, por kjo nuk i bën hapësirën e kohën të tilla. Një shembull që ai merr ka të bëjë me ndriçimin dhe ngjyrën, të cilat ai i përdorë si shembuj të gjërave që i krijon truri ynë... pra biologjia. Ajo që Lanza harron, është se pa thithjen e fotoneve nga qelizat kone dhe ato shkoptha, ne nuk do të shihnim. Vërtetë, truri ynë i percepton ngjyrat, por energjia e fotoneve ekziston pavarësisht nga ne. Valët elektromagnetike janë aty me apo pa ne. Ngjyra është thjesht emri që ne i vëmë një gjatësie valore, apo kategorizimi që ne u bëjmë gjatësive valore të pjesës së dukshme të spektrit elektromagnetik. Pa kategorizimin që u bëjmë ne, valët do të ishin po njëlloj për një spektrometër. Spektrometri edhe pse mund të konsiderohet vëzhgues, nuk ka vetëdije dhe si i tillë nuk përputhet me idenë e qenies biologjike që krijon hapësirë-kohën.
Në mënyrë të ngjashme, edhe për parimet gjashtë dhe shtatë mund të themi se perceptimi ynë na i shpjegon ne dhe i kategorizon hapësirën e kohën në një mënyrë që na ndihmon ta kuptojmë botën, por kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë pavarësisht nga perceptimi ynë. Për shembull, hapësira boshe apo vakumi, për të cilin Lanza thotë se është thjesht asgjë, në realitet ka energjinë e vet.
Parimi i dytë është shumë i turbullt. Nuk është shumë e qartë vetëm nga parimet se për çfarë e ka fjalën (Nuk kam arritur ta gjej librin!).
Parimet tre dhe katër kanë të bëjnë kryesisht me kuptimin kuantik të valëve të probabilitetit. Në fizikë kuantike (në terma të thjeshta), një pyetje mund të ketë përgjigjet po dhe jo me probabilitet të barabartë deri sa dikush të mos e lexojë, shikojë apo dëgjojë përgjigjen. Sipas eksperimentit imagjinar të Schrödingerit me macen, macja e mbyllur brenda një kutie bashkë me helmin, me të cilin ka 50% mundësi të bjerë në kontakt, është edhe e gjallë edhe e vdekur njëkohësisht deri në momentin kur ne hapim kutinë. Pra, ka një element të panjohur. Por, duket se Lanza ka dëgjuar vetëm versionet e thjeshtuara dhe vetëm disa shpjegime të dukurive kuantike. Është e vërtetë se funksioni valor shkatërrohet kur një vëzhgues e vëzhgon grimcën. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se sjellja e grimcës varet nga vëzhguesi. Nga një këndvështrim tjetër mund të themi se e vetmja arsye që neve na duket ashtu është sepse ne nuk e dimë se ç’bën grimca pa vëzhgues. E vetmja gjë që dimë për të është çfarë ka mundësi të bëjë apo ku ka mundësi të jetë. Duket sikur Lanza mendon se grimca është thjesht mundësi deri sa vëzhgimi ynë ta bëjë realitet. Këtu fillon filozofia e mbaron shkenca, për mendimin tim. Ekziston vala e probabilitetit (mundësia) apo grimca? Në një aspekt, nuk ka rëndësi sepse për ne nuk do të ndryshonte asgjë. Matjet dhe llogaritjet në kuantikë do të ishin po të njëjta. Nga ana tjetër, ndryshon gjithçka, sepse vëzhguesi në nivele të tilla nuk jemi ne. Ne nuk mund të shohim, ndjejmë, dëgjojmë, prekim apo shijojmë në nivel kuantik. Për pasojë, a mund t’i besojmë në detektori që detekton fotone të vetme? Ai operon në nivel kuantik si vëzhgues, por nuk ka vetëdije.
Parimi i pestë është ai me rrënjët më të vjetra dhe ai që, për mua, e bën biocentrizmin një lloj filozofie fetare. Universi është imtësisht i rregulluar për jetë, prandaj jeta e ka krijuar universin. Këtu, Lanza thjesht ka zëvendësuar perëndinë nga parimi origjinal me biocentrizmin, apo vetëdijen njerëzore. Në fakt, në këtë parim, biocentrizmin mund ta zëvendësosh me çfarë të duash dhe fjalia nuk duket as më e saktë, as më e gabuar. Nga një aspekt, duket sikur ky parim është shprehje e egoizmit tonë, pasi që nuk ka asnjë arsye që të mos themi se ne ekzistojmë pikërisht sepse universi është ashtu siç është... sepse në çdo univers të mundshëm ku situata nuk është e përshtatshme për jetë, nuk do të ketë jetë. Përsëri duket sikur Lanza vetëm ka ndërruar këndvështrimin, gjë që nuk ka asnjë ndikim mbi realitetin.
Mirëpresim çdo diskutim për këtë temë pasi që duket se ka aq pak lidhje me shkencën, saqë kushdo me njohuri bazë nga shkenca mund të ketë mendimin e vet mbi këtë ide!
Burime:
1. http://www.robertlanzabiocentrism.com/biocentrism-the-new-face-of-the-cosmos/
2. http://biocentrist.blogspot.fi/2009/06/7-principles-of-biocentrism.html