Pyetja që do trajtojmë këtë javë ka të bëjë me magjinë dhe shtrigat. Është një temë që nuk duket menjëherë si temë shkence, por që në realitet ka shumë kuptim.
"Mikrobiologjia dhe meteorologjia tani shpjegojnë atë që pak shekuj më parë konsiderohej arsye për të djegur gra. " - Carl Sagan
Për çfarë fenomenesh bëhet fjalë?
Në mesjetë, njerëzit ishin tepër të frikësuar nga natyra. Kjo nuk është çudi kur e mendon pak më thellësisht. Ata nuk kishin shumë njohuri për botën që i rrethonte. Nuk dinin pse ndodhin dukuritë e ndryshme natyrore, pse njerëzit sëmuren e vdesin, e aq më pak pse disa njerëz shohin gjëra që nuk janë aty. Të gjitha këto pyetje pa përgjigje, krijonin një botë të frikshme në mendjen e njeriut të thjeshtë dhe të vetmet përgjigje që ai arrite t’i jepte vetes ishin ato që përfshinin ide për fuqi mbinatyrore.
Në këtë botë jetonin gra, të cilat ishin munduar t’u gjenin zgjidhje disave nga këto probleme. Përmes teknikës provo e gabo, këto gra kishin arritur të vënë re se disa bimë ndihmonin në ndalimin e disa dhimbjeve dhe në shërimin e disa sëmundjeve. Ato gjithashtu ndihmonin gjatë lindjeve. Këto aftësi të pashpjegueshme, për shumë njerëz dukeshin mbinatyrore. Kjo bëri që ato të lidheshin në një farë mënyre me perëndeshat e paganizmit, gratë me fuqi mbinatyrore. Disa nga fantazitë më absurde u krijuan rreth këtyre grave. Kjo lidhje dhe këto fantazi natyrisht që binte në kundërshtim me idetë e fesë. Kështu, “shtrigat” filluan të përndiqen dhe të dënohen. Zakonisht, ato torturoheshin, detyroheshin të pranojnë se janë shtriga, dhe pastaj dënoheshin me varje, prerje koke apo djegie në turrën e druve. Për të përfunduar aty, mjaftonte që dikush që të kishte inat të të akuzonte për shtrigëri. Jo të gjitha shtrigat ishin gra. Mendohet se rreth 50000 njerëz janë ekzekutuar në Evropë për magji mes shekujve 15 dhe 18.
Citimi i referohet në mënyrë specifike meteorologjisë dhe mikrobiologjisë për shkak të justifikimeve që jepeshin për vrasjen e shtrigave. Dyshimet për ekzistencën e shtrigave filluan të krijohen pas përhapjes së murtajës, një sëmundje që mori shumë jetë. Mikrobiologjia është dega e biologjisë, e cila, ndër të tjera, studion edhe bakteret e viruset. Bakteret e viruset janë shkaktarët e shumicës së sëmundjeve, të cilat në mesjetë konsideroheshin pasoja mallkimi nga shtrigat. Një tjetër akuzë ndaj shtrigave ishte ajo për manipulimin e motit. Këtë sot e shpjegon meteorologjia, e cila merret me studimin e atmosferës dhe motit. Sot e dimë se moti nuk kontrollohet dot as me teknologjinë tonë të sofistikuar, jo më me këngë e valle (me të cilat supozohej se shtrigat e bënin në atë kohë). Asnjëra nga këto shkenca nuk ishte e zhvilluar në kohën e dënimeve për shtrigat. Me kuptimin e sëmundjeve dhe mënyrës në të cilën shkaktohen, normalisht që njerëzit filluan të kuptojnë se shërimi nga këto sëmundje nuk paraqiste mrekulli apo aftësi mbinatyrore, por shkencë. Gjithashtu, moti dhe arsyet për të filluan të kuptoheshin më mirë pas zhvillimeve në fizikë, zbulimit të termometrit, barometrit, shpjegimit të presionit atmosferik dhe ndryshimit të tij me lartësinë, shpjegimit të lëvizjes së gazeve në atmosferë, zbulimit të oksigjenit, etj.
Akuza të tjera ndaj shtrigave kishin të bënin me paraqitje hijesh me fytyrën e dikujt apo ëndrra të këqija. Edhe sëmundjet fare natyrore mund të bëheshin shkak për akuzë, nëse dikush ishte grindur me të sëmurin para se ai të sëmurej. Sidoqoftë, të gjitha rastet, po të studiohen sot me syrin e dikujt që ka njohuri nga shkenca është e qartë se nuk kanë të bëjnë me asgjë mbinatyrore, por me viruse, baktere, mot të keq, halucinacione, apo thjesht inat ndaj dikujt.
Më e keqja është se besimi te magjia nuk është zhdukur. Në shumicën e vendeve të botës, njerëzit ende besojnë se ca fjalë pa kuptim mund të manipulojnë ligjet e natyrës. Sa më pak njohuri të ketë dikush nga shkenca, aq më lehtë është për sharlatanët t’i marrin para për kura që s’ekzistojnë. Në disa vende, njerëzit ende dënohen me vdekje për magji. Këta njerëz jo rrallë kanë sëmundje mendore apo akuzohen nga dikush që ua ka inat. Në asnjë gjykim kundër shtrigave, në asnjë vend të botës, asnjëherë nuk është paraqitur asnjë e dhënë e vetme që sugjeron se këta persona kanë vërtetë aftësi për manipulimin e ligjeve të natyrës përmes ca tingujve.

Referencat:
1. http://all-that-is-interesting.com/witch-history
2. http://www.localhistories.org/witchtrials.html
3. http://www.scotsman.com/heritage/people-places/scotland-s-most-infamous-witch-trials-1-2594330
4. http://law2.umkc.edu/faculty/projects/ftrials/salem/SAL_ACCT.HTM