Pyetja, të cilës do i përgjigjemi këtë javë në rubrikën Pyet Pendulum ka të bëjë me fenomenin e rrethprerjes te djemtë apo siç quhet ndryshe "synetin". Jemi munduar ta trajtojmë sa më saktë duke qenë sa më të balancuar dhe shpresojmë të kemi dhënë përgjigje sa më informative.
1. Çfarë është rrethperja dhe se pse praktikohet ajo?
Rrethprerja, ose siç njihet ndryshe në përditshmëri, "syneti", është procedura kirurgjike për heqjen e lafshës (lëkurës së parme të penisit) që mbulon kokën e penisit. Sot ky operacion zbatohet në shumicën dërrmuese të rasteve te fëmijët dhe ndonjëherë për të ulur dhimbjen mund të shoqërohet me anestezi. Ai kryhet kryesisht për arsye fetare dhe kulturore/zgjedhjeje dhe në pak raste për arsye mjekësore. Arsyet mjekësore në shumtën e rasteve përfshijnë: fimozën, parafimozën dhe ballonopostin akut por duhet shtuar që në shumë shoqëri kohët e fundit po favorizohen trajtime më konservatore që heqin tërësisht nevojën e rrethprerjes.
Sot rrethprerja njihet në shumë fe (kryesisht Islami dhe Judaizmi) por dhe në kultura të ndryshme. Sipas OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) në 2006 diku te 1/3 e meshkujve mbi moshën 15 vjeç janë të rrethprerë në botë dhe 68% e tyre janë për arsye se janë myslimanë (pjesa tjetër janë për arsye kryesisht kulturore dhe elektive). Kjo procedurë më së shumti është e përhapur në Afrikë, Amerikën e Veriut, Lindjes e Mesme dhe Oqeani edhe është shumë e rrallë në Evropë, Amerikën Latine dhe në Azinë e largët.

Harta paraqet të dhënat mbi rrethprerjen e meshkujve sipas shtetit në bazë të të dhënave nga OBSH. Ngjyra blu paraqet vendet me më pak se 20% të djemve e burrave të rrethprerë, ngjyra e kuqe paraqet vendet me 20-80% rrethprerje, ndërsa e kuqja e errët paraqet vendet me 80-100% rrethprerje. Foto: WHO.
2. Origjina e Rrethprerjes
Origjina e rrethprerjes fillestare mendohet të ketë qenë në Afrikën lindore, në periudhën e parahistorisë. Por, arsyeja fillestare nuk është e ditur me saktësi. Është propozuar që mund të ketë nisur si një sakrificë fetare, rit pjekurie, tregues statusi shoqëror, poshtërim i armikut, kastrim simbolik, dallim indentitar për grupin që përket, për ndalimin e masturbimin, për uljen e kënaqësisë seksuale, për të treguar durim fizik, për t'i ngjarë një udhëheqësi që ka lindur pa lafshë (ndodhi shumë e rrallë) ose dhe se mendohej që largonte shpirtrat e ligj.
Sipas studiuesit Robert Darby, edhe pse arsyet fillestare janë kontradiktore, e vetmja pikë ku mbështetësit e të gjitha tezave janë në një mendje është se arsyet mjekësore dhe higjena nuk ishin një nga arsyet fillestare.
Hera e parë që është dokumentuar në histori rrethprerja ka qenë në Dinastinë e Gjashtë të Egjiptit (2345–2181 p.e.s) në ilustrimin e një varri.

3. Rrethprerja për arsye elektive
Rrethprerja elektive në botë është diçka e rrallë. Kryesisht zbatohet në SHBA dhe më pak në disa vende të tjera anglisht-folëse ku historikisht rrethprerja është popullarizuar në vitet 1890 sepse shumë mjekë të ndikuar nga kultura viktoriane mendonin që masturbimi ishte mëkat dhe i dëmshëm për shëndetin. Dhimbja që shoqërohej me rrethprerjen do ndalonte masturbimin, sipas tyre. Rrethprerja mendohej se kuronte shumë sëmundje duke përfshirë pagjumësinë, gurët e veshkës, çmendurinë, reumatizmin, etj. Në vitet 1920 shumica dërrmuese e tezave u hodhën poshtë, por rrethprerja vazhdoi sepse mjekësia mendonte se ishte më pastër. Pediatri anglez Douglas Gairdner në vitin 1949, tregoi në një studimin për rolin e lafshës në jetën seksuale dhe që rrethprerja ishte e panevojshme apo e padëshirueshme. Gjithashtu nxori përfundimin që për çdo 6000 rrethprerje kishte 1 vdekje. Ky publikim ishte i pari që vuri në pyetje seriozisht rrethprerjen dhe ndikoi që opinioni publik dhe ai mjekësor të kthehej kundër tij .
Sot në Britani diku te 3.8% e fëmijëve rrethpriten. Në Zelandën e re në spitalet publike ishte 0.35% në vitin 1994. Në Australi ishte 14% në 2011. Në SHBA ishte 54.7% e të porsalindurve në vitin 2010. Në të gjitha këto rrethperja për arsye elektive ka pësuar rënie edhe kjo rënie mendohet se do vazhdojë.
Në shumë vende gjithashtu po diskutohet që rrethprerja për personat nën 18 vjeç të bëhet e paligjshme. Në 2013 Këshilli i Evropës, në të cilin bën pjesë dhe Shqipëria lëshoi një rezolutë (77 vota pro, 19 kundër, 12 abstenim) ku e cilësonte rrethprerjen e fëmijëve si dhunim të të drejtave të tyre. Në Suedi, Danimarkë dhe Finlandë po diskutohet në politikë që ajo të ndalet. Po ashtu në Gjermani në 2012 gjykata më e lartë e shpalli të paligjshme atë për shkak se cenonte të drejtat e fëmijëve por parlamenti gjerman ndryshoi ligjin për shkak të kundërshtisë nga komunitet hebreaike dhe myslimane.
Shumë mjekë në këto vende refuzojnë të kryejnë rrethprerje dhe në një rast, një spital gjerman në Essen e kishte politikë zyrtare që t'i bindte prindërit që mos t’i rrethprisin djemtë. Sipas tyre 75% e prindërve tërhiqeshin nga dëshira për t'i rrethprerë fëmijët.

4. Historia e rrethprerjes në trevat shqiptare
Në trevat shqiptare rrethprerja erdhi me përhapjen e fesë islame, falë sundimin të Perandorisë Osmane. Feja Islame në përgjithësi e cilëson të rekomanduar ose të detyruar rrethprerjen sipas shkollave të ndryshme të fikh-ut. Prandaj, me përhapjen e Islamit në Shqipëri rrethpreja u përhap, por për shqiptarët shpesh konvertimi në Islam ishte formal. Studiuesit tregojnë se shumë shqiptarë, dhe shpesh zona të tëra, edhe pse formalisht myslimanë vazhdonin të kryenin fshehurazi edhe ritet të krishtera. Po ashtu, ata mënjanonin rrethprejen. Udhëtuesi anglez Thomas Smart Hughes në 1820 thotë se shumë pak nga myslimanët shqiptarë rrethpriteshin me dëshirë, edhe se për këtë arsye pashallarët i rrethprisnin me dhunë, gjë që sillte si pasojë ndonjëherë vdekjen e tyre.
Në 1897 publicisti dhe politikani shqiptar Faik Konica tregon një tablo ku rrethprerja zbatohej gjerësisht te shqiptarët myslimanë por edhe e ironizon atë:
"Tjetri shkak është se ca prej shqiptarëve janë të synetisur e ca të pagëzuar. Këto dy punëra janë mjaft për të qeshur dhe, nëqoftëse ndonjë lexues nuk i njeh – ja shkurt si bëhen: Kur një djalë arrin 7 a 8 vjeç, i ati i tij fton miqtë, hanë e pinë dhe këndojnë; pastaj, duke rënë violitë, një maskara i afrohet të gjorës foshnje – e cila ulërin dhe përpiqet – dhe me një gërshërë në dorë i pret një copë mish te një vend që është turp ta thuash. Ka shqiptarë që s’e bëjnë këtë punë, por ata, kur lindet një djalë ja çojnë një prifti mjekërqelbur, i cili e merr dhe e fut lakuriq në një magje plot me ujë.
Mos ma merrni shtrembër mendimin tim ju lutem; unë nuk flas kundër këtyre punëve: të mira a të liga, çdo njeri është i lirë t’i besojë dhe t’i mbajë. Vetëm një pyetje dua t’ju bëj duke ju falur nderës: A mendoni se mund t’i ndërrohet fati një njeriu sepse kur ishte djalë i këputën një copë mish a e vunë brenda në një magje? Mua s’ma pret mendja."
Pas luftës së dytë botërore situata ndryshoi. Në pushtet erdhi Partia e Punës që vendosi një sistem të ri politik diktatorial në Shqipëri, i cili ishte dhe anti-fetar, dhe rrethprerja shihej si propagandë fetare. Kështu që në vitin 1967 u ndalua që të rrethpriteshin fëmijët pa marrë pëlqimin tre mjekëve të ndryshëm. Gjithsesi procedura edhe pse u zbeh, nuk u zhduk. Shpesh me justifikim mjekësor, ajo vazhdonte të bëhej. Po ashtu, ka pasur prova se bëhej dhe fshehurazi. Në Kosovë dhe Maqedoni rrethprerja nuk u ndalua si Shqipëri dhe ajo vazhdoi normalisht gjatë kohës së komunizmit.
Në 1989 u hoq ndalimi i fesë në Shqipëri dhe kështu që rrethprerja pësoi rritje. Edhe pse treguesi kryesor vazhdon të jetë origjina fetare, një pjesë e madhe bëhen për arsye elektive, përveç arsyes mjekësore. Por, "Festat e synetisë" që përshkruante Faik Konica sot janë më të rralla dhe mosha mestare e rrethprerjes në Shqipëri mendohet të jetë 5 vjeç.
Sipas OBSH në vitet 2008-2009, 47.7% e shqiptarëve ishin të rrethprerë.

Në trevat e tjera shqiptare, sipas të dhënave të OBSH-së rrethprerja vazhdon, shpesh në formën e synetisë rituale ku marrin pjesë deri në disa qindra djem.
5. A është e nevojshme rrethprerja sot?
Edhe pse shumë mjekë sot në trevat shqiptare (po citoj, ndër të tjerë, andrologun Evin Dani), por edhe më gjerë, të ndikuar nga prejardhja e tyre kulturore, thonë se rrethprerja duhet bërë për të gjithë dhe se mjekësia e mbështet, faktikisht rrethperja nuk është e nevojshme apo e rekomandueshme sipas shumicës dërrmuese të organizmave mjekësor.
AAP (Akademia Amerikane e Pediatërve) dhe OBSH mendojnë se rrethprerja mund të ketë përfitime të mundshme në uljen e kontraktimit të virusit HIV (OBSH thotë që ndikon deri në 60%). Përfitime të tjera sugjerohen edhe në çështjen e UTI dhe të kancerit të penisit që sipas AAP djemtë e rrethprerë kanë rrezik më të ulët në to.
Qëndrimet e OBSH dhe AAP kanë hasur kundërshti të gjerë në fushën e mjekësisë. Si reagim ndaj këtyre deklaratave, një numër i madh organizatash mjekësore me emër në perëndim dhe më gjerë së bashku publikuan një qëndrim zyrtar me përfaqësuesit kryesor të mjekësisë në fusha të ndryshme, ku hedhin kundërshti të forta mbi rrethprerjen te fëmijët. Sipas tyre për të paralandaluar një UTI do duhen 100 rrethprerje në total, por rreziku i ndërlikimeve madhore gjatë rrethprerjes është diku afër 2%. Duhet shtuar që te rrethprerja ekziston një rrezik i ulët por jo joekzistues i vdekjes.
Po ashtu, kanceri i penisit është shumë i rrallë në perëndim, vetëm 1 në 100.000 vuajnë nga ai. Ai mund të parandalohet më mirë me përdorimin e prezervativëve (kondomeve) dhe vaksinave. Në qoftë se krahasohet incidenca e kancerit të penisit në SHBA (ku më shumë se 75% janë të rrethprerë) me atë të vendeve të Evropës Veriore (ku rrethprerja është më pak se 10%) ato janë të ngjashme.
Në lidhje me SST (sëmundjeve seksualisht të transmetueshme) raporti thekson se vetëm përdorimi i prezervativëve dhe kujdesi seksual mund të parandalojë përhapjen e tyre. Po ashtu raporti thekson se SHBA edhe pse ka nivel të lartë rrethprerje, po ashtu nivel më të lartë infektimi me HIV se Evropa Perëndimore.
Përveç ndërlikimeve gjatë dhe pas operacionit, sot ka plot studime që tregojnë për pasojat negative psikologjike seksuale të rrethprerjes. Shpesh rrethprerjen e krahasojnë me prerjen e thonjëve apo të flokëve por kjo injoron që thonjtë dhe flokët janë qeliza të vdekura ndërsa lafsha e penisit përbëhet nga qeliza të gjalla dhe se mendohet ka rol jo të vogël seksual.
Më poshtë gjeni një listë organizatash që janë kundër rrethprerjes elektive:
Shoqata Gjermane e Pediatrisë dhe Mjekësisë së Adoleshentëve (German Society of Pediatrics and Adolescent Medicine),
Shoqata Kanadeze e Pediatrisë (The Canadian Pediatric Society),
Shoqëria Britanike e Mjekësisë (British Medical Association),
Shoqata Suedeze e Pediatrisë (Swedish Pediatric Society),
Shoqata Mjekësore Mbretërore Holandeze (Royal Dutch Medical Society),
Shoqëria Mjekësore e Afrikës Jugore (South African Medical Association),
Shoqata Holandeze e Mjekëve të Përgjithshëm (The Netherlands Society of General Practitioners),
Kolegji Mbretëror i Kirurgëve të Anglisë (Royal College of Surgeons of England),
Shoqëria Finlandeze e Kirurgëve Pediatrikë (Finnish Association of Pediatric Surgeons),
Etj.

6. Roli i lafshës
Ndryshe nga se mendohet, lafsha nuk është një “zhabë” pa vlerë. Në fakt, është një lëkurë shumë e ndjeshme që përbëhet nga ind muskulor, enë gjaku, neurone dhe mukozë që mbron kokën e penisit dhe grykën uretrale kur penisi nuk është i erektuar. Lafsha e penisit është e lëvishme, dhe shërben si lubrifikues i natyrshëm gjatë seksit. Vetë OBSH thekson se “lafsha e mban penisin të njomë, mbron penisin në zhvillim, rrit kënaqësinë seksuale falë receptorëve të nervave”. Po ashtu, të gjitha kafshët gjitare kanë lafshë, ndërsa primatët e kanë shumë të ngjashme me atë të njeriut.
Lafsha për shkak se rrëshqet lehtë, zvogëlon fërkimin gjatë seksit dhe rrjedhimisht lehtëson seksin dhe për partneren seksuale duke ulur dhimbjen. Në qoftë se penisi është i rrethprerë ai bëhet më i thatë, më pak i ndjeshëm. Koka e tij trashet, lubrifikimi natyror ikën dhe rreziku për trauma në të rritet. Gjatë seksit vagina mbetet më e thatë dhe mund të ketë gjasa më të larta që po ashtu të pësojë dhimbje dhe trauma që mund të lehtësojnë, si pasojë, hyrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST). Një studim e ka lidhur rrethprerjen me ulje të kënaqësisë gjatë masturbimit. Në një studim tjetër, burrat e rrethprerë kanë raportuar ulje të ndjeshmërisë së penisit, orgazma më të dobëta dhe probleme të tjera si dhimbje e djegie gjatë marrëdhënieve seksuale. Shoqata mbretërore holandeze e mjekësisë thekson se shumë seksologë mendojnë që lafsha e penisit ka rol kyç gjatë funksionit mekanik të seksit dhe masturbimit.

7. Kujdesi ndaj penisit (jo të rrethprerë)
Kujdesi ndaj penisit jo të rrethprerë është shumë i thjeshtë, por shpesh, meqë mjekët dhe prindërit nuk e njohin mjaftueshëm lafshën, shoqërohet me probleme. Organizata të ndryshme pediatrike japin këshilla në lidhje me kujdesin e penisit dhe të lafshës që do përmenden më poshtë:
Vetë AAP thekson se penisi jo i rrethprerë thjesht duhet të “lihet rehat”. Pediatri i famshëm anglez, James Calvert Spence, thoshte: “Në qoftë se hapësira e lafshës kur djali është 7 muajsh u duket sa një pikë, kur të vejë 17 vjeç do jetë sa një kanal”.
Duke pasur parasysh pikat e mësipërme, djali me shumë gjasa nuk do ketë nevojë për rrethprerje gjatë jetës së tij. Gjithsesi, në qoftë se shfaqen probleme të fimozës (gjasat maksimale janë 2% gjatë jetës së djalit) ka zgjidhje shumë më të lehta se rrethprerja. Shoqata mjekësore e Britanisë thekson se gjithmonë në radhë të parë duhet tentuar për trajtim konsevator (pa rrethprerje) edhe vetëm pasi dështon ai të mendohet për alternativat më radikale. Mjekësia moderne sot përdor steroidet në lëkurë të cilat në 85% - 95% e rasteve e largojnë fimozën. Në rast se dhe ato nuk funksionojnë, përdorimi i tërheqjes së lëkurës e zgjidh problemin në 70% të rasteve të mbetura.
Sipas një studimi, 7 në 10.000 burra do kenë nevojë për operacion (Në Finlandë, sipas një studimi tjetër, është 1 në 16.000) . Po ashtu, edhe në këto raste, procedura më vogël e preputioplastisë ruan lafshën dhe zgjidh problemin me më pak pasoja negative. Falë zhvillimit të mjekësisë, nevoja për rrethprerje është gjithnjë më e vogël.
Përfundimisht, vendimi për rrethprerjen ose jo të një personi nuk duhet të merret nga prindërit, por nga vetë personi në fjalë, pasi të ketë mbushur moshën e pjekurisë.

- Kur lind fëmija, lafsha dhe koka e penisit janë të ngjitura dhe kjo mund të zgjasë deri në moshën e pjekurisë, në varësi të fëmijës. Nuk ka nevojë të tërhiqet ose të lahet lafsha e penisit kur ajo është ngjitur sepse kjo është gjendja e natyrshme. Lëvizja me forcë e saj shkakton probleme dhe dhimbje të forta.
- Një studim nga doktorët Christopher J. Cold and John R. Taylor tregoi se 65% e 6-7 vjeçarëve nuk mund ta tërhiqnin lafshën. Edhe deri në moshën 10 vjeç, 40%-50% e djemve nuk mund ta tërheqin. Deri në moshën 16-17 vjeç, 95% mund ta tërheqin lafshën e penisit.
- Prindërit duhet të kenë kujdes që kur pastrojnë penisin, në qoftë se lafsha vetë nuk lëviz, nuk duhet ta lëvizin në asnjë mënyrë. Për sa kohë ajo është e ngjitur te koka e penisit ajo nuk ka nevojë të lëvizë fare. Në qoftë se mjeku juaj kërkon që ju apo ai të lëvizi me forcë lafshën e ngjitur të penisit, ju duhet ta kundërshtoni.
- Për pastërti mjafton larja me vetëm me ujë në sipërfaqe. Edhe në qoftë se lafsha është e lëvizshme, përdorimi i shampos ose sapunit në mukozën e lafshës (pjesën e brendshme) duhet mënjanuar sepse shpesh shkakton acarime. Penisi që nuk është i rrethprerë mjafton të lahet vetëm me ujë në mukozë.
Vetë AAP thekson se penisi jo i rrethprerë thjesht duhet të “lihet rehat”. Pediatri i famshëm anglez, James Calvert Spence, thoshte: “Në qoftë se hapësira e lafshës kur djali është 7 muajsh u duket sa një pikë, kur të vejë 17 vjeç do jetë sa një kanal”.
Duke pasur parasysh pikat e mësipërme, djali me shumë gjasa nuk do ketë nevojë për rrethprerje gjatë jetës së tij. Gjithsesi, në qoftë se shfaqen probleme të fimozës (gjasat maksimale janë 2% gjatë jetës së djalit) ka zgjidhje shumë më të lehta se rrethprerja. Shoqata mjekësore e Britanisë thekson se gjithmonë në radhë të parë duhet tentuar për trajtim konsevator (pa rrethprerje) edhe vetëm pasi dështon ai të mendohet për alternativat më radikale. Mjekësia moderne sot përdor steroidet në lëkurë të cilat në 85% - 95% e rasteve e largojnë fimozën. Në rast se dhe ato nuk funksionojnë, përdorimi i tërheqjes së lëkurës e zgjidh problemin në 70% të rasteve të mbetura.
Sipas një studimi, 7 në 10.000 burra do kenë nevojë për operacion (Në Finlandë, sipas një studimi tjetër, është 1 në 16.000) . Po ashtu, edhe në këto raste, procedura më vogël e preputioplastisë ruan lafshën dhe zgjidh problemin me më pak pasoja negative. Falë zhvillimit të mjekësisë, nevoja për rrethprerje është gjithnjë më e vogël.
Përfundimisht, vendimi për rrethprerjen ose jo të një personi nuk duhet të merret nga prindërit, por nga vetë personi në fjalë, pasi të ketë mbushur moshën e pjekurisë.
Burime:
1. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3494220/
2. Marck, J (1997). "Aspects of male circumcision in sub-equatorial African culture history". Health Transit Review 7 (supplement): 337–360. PMID 10173099.
3. Paige KE (May 1978). "The Ritual of Circumcision".Human Nature: 40–8.
4. http://www.who.int/hiv/pub/malecircumcision/infopack_en_2.pdf
5. http://www.telegrafi.com/lajme/syneti-masive-ne-podujeve-brenda-dite-200-femije-video-2-67539.html
6. http://www.radiandradi.com/faik-konica-sic-ka-thene/testata-kryesore/gazeta/
7. James deMeo. The Geography of Genital Mutilations. The Truth Seeker, pp 9-13, July/August 1989. (Link to www.noharmm.org)
8. http://www.ikub.al/SHKOLLA_CATEGORY/1108210033/Article-Syneti-tani-nuk-njeh-moshe.aspx
9. http://albanianblogger.com/2013/07/02/circumcision-an-albanian-cultural-tradition/
10. http://pediatrics.aappublications.org/content/pediatrics/early/2013/03/12/peds.2012-2896.full.pdf
11. Nordic Association of Ombudsmen. Adopted at Oslo, 30 September 2013.
12. http://bma.org.uk/-/media/Files/PDFs/Practical%20advice%20at%20work/Ethics/Circumcision.pdf
13. Gairdner D. The fate of the foreskin: a study of circumcision. Br Med J 1949;2:1433-7.
14. Øster J. Further fate of the foreskin: incidence of preputial adhesions, phimosis, and smegma among Danish Schoolboys. Arch Dis Child 1968;43:200-3.
15. Yilmaz E. Batislam E, Basar MM, Basar H. Psychological trauma of circumcision in the phallic period could be avoided by using topical steroids. Int J Urol 2003;10(12):651-6.
16. http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/43749/1/9789241596169_eng.pdf
17. http://www.jpost.com/Diaspora/German-hospital-working-to-deter-parents-from-circumcising-409733
18. S.K. Edwards et al, 2013 European guidelines for the management of balanoposthitis. International Journal of STD and AIDS 25 (9), August 2014: 615-626
19. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/23374102
20. https://www.researchgate.net/publication/6643531_The_effect_of_male_circumcision_on_sexuality