Pyetja e kësaj jave ka të bëjë me telefonin celular. Pse nxehet dhe pse duhet hequr bateria? E falënderojmë lexuesin tonë për pyetjen. Sidomos për faktin që është një pyetje që nuk presim të shkaktojë grindje mes lexuesve.
Të gjithë celularët kanë pjesë që gjenerojnë nxehtësi nga vetë puna e tyre normale. Ekranet, kamerat, procesorët,..., edhe vetë bateria. Zakonisht, nxehtësia shpërndahet në ambient. Tani që është më nxehtë, më pak nxehtësi largohet me mënyrën e zakonshme. Arsyet për nxehjen e celularit mund të jenë të ndryshme:
- Një problem i jashtëm është mbajtësi i telefonit. Ky mund të ndikojë drejtpërdrejtë duke mos e lënë ajrin të qarkullojë përmes telefonit duke limituar ftohjen.
- Një problem i zakonshëm është fakti se disa programe punojnë në prapaskenë edhe kur ti nuk je duke e përdorur telefonin. Në këtë rast, zgjidhja do të ishte ndalimi manual i këtyre programeve, apo çaktivizimi i tyre.
- Përdorimi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë si shikimi i videove, filmave apo luajtja e lojërave gjithashtu mund të shkaktojnë ngrohje të tepërt. Sidomos kur ke edhe aplikacione të tjera në prapaskenë. Fatkeqësisht, zgjidhja e vetme është ta lësh të ftohet.
- Mund të jetë ndonjë program apo aplikacion që nuk punon si duhet, që nuk është përditësuar apo ndonjë malware. Në këtë rast, zgjidhja do të ishte të gjesh fajtorin dhe ta heqësh apo përditësosh.
- Mund të jetë dëmtuar vetë telefoni dhe për pasojë diçka brenda tij nuk funksionon siç duhet. Në këtë rast do të duhet të zgjidhje problemi dhe nuk këshillohet të përpiqesh ta riparosh vetë nëse nuk ke eksperiencë dhe nuk do ta prishësh fare.
- Dhe, ajo që lash qëllimisht për të fundit është bateria dhe ngarkuesi. Nëse këto janë të prishura, atëherë duhen zëvendësuar. Këto mund t’i dallosh nga fakti që nxehet pjesa e baterisë apo aftër pjesës ku celulari bashkohet me ngarkuesin.
Referencat:
1. http://www.smartmobilephonesolutions.com/content/cell-phone-gets-hot
2. http://www.makeuseof.com/tag/prevent-android-phone-overheating/
3. http://batteryuniversity.com/learn/archive/lithium_ion_safety_concerns
1. http://www.smartmobilephonesolutions.com/content/cell-phone-gets-hot
2. http://www.makeuseof.com/tag/prevent-android-phone-overheating/
3. http://batteryuniversity.com/learn/archive/lithium_ion_safety_concerns