Pyetja e javës për rubrikën #PyetPendulum ka të bëjë me EM Drive, një lloj motori, i cili duket sikur nuk ka nevojë për shtytje. Është një pyetje mjaft e qëlluar pasi që EM Drive është diskutuar shpesh në forume e blog-e shkencore. Në fakt, unë i kam qëndruar qëllimisht larg kësaj teme sepse është një temë, në të cilën dëshirat e mia dhe logjika ime bien në kundërshtim. Natyrisht, do të doja që të funksiononte, por deri më tani, çdo veprim i laboratorëve dhe shpikësve ka qenë aq i dyshimtë saqë është vështirë t’i marrësh seriozisht.
Le të shpjegojmë fillimisht atë që është thënë nëpër intervista dhe internet në lidhje me parimin e punës së EM Drive. Së pari, në portale të ndryshme është thënë se EN Drive “thyen ligjet e fizikës”. Nga mënyra se si përshkruhet, duket sikur thyen ligjin e tretë të Njutonit dhe Ligjin e ruajtjes së momentit (që funksionon edhe në nivele kuantike). Kjo gjë jo vetëm që do ta bënte edhe më të pamundur, por nuk është as ideja e projektit. Shpikësi i EM Drive, Roger Shawyer, e konsideron atë plotësisht në përputhje me ligjet e fizikës. Vërtetë, EM Drive duket se funksionon pa shtytës (të krijuar nga karburanti), por sipas krijuesve të vet e ka një shtytës, presionin e rrezatimit. Momenti i fotonit është diçka që ekziston vërtetë, por përdorimi i tij si shtytës për objekte masive nuk duket aq bindës, e në një sistem që duket i mbyllur edhe më pak. EM Drive përbëhet nga një tub vakumi, brenda të cilit krijohen mikrovalët nga ndikimi i fushës magnetike në elektrone. Këto mikrovalë (fotone) përçohen në pjesën në formë trungu koni ku përplasen me njërën bazë.
Problemi kryesor i pajisjes nuk është se duket e pamundur që të funksionojë, është se askush nuk e di saktësisht (ose të paktën nuk kanë treguar) se a funksionon sipas mënyrës që pritet të funksionojë, nëse funksionon. Në këtë rast, për shkak të mangësive në aspektin teorik, duket sikur shkencëtarët po përpiqen t’ia qëllojnë. Përshkrimi teorik në faqen zyrtare është më i thjeshtë e më i shkurtër se një problemë që u jepet studentëve për detyrë shtëpie, me dallimin se kësaj nuk i përgjigjesh dot dhe se pasi e ke lexuar ke më shumë pyetje se sa kuptueshmëri. EM Drive është testuar disa herë dhe të gjitha këto herë ka dhënë rezultate pozitive. Problemi i tyre është se janë aq të vogla saqë lënë vend për interpretim. Në matje madhësish shumë të vogla, zakonisht ka vend për shumë gabime (kujto rastin e neutrinove, të cilat në një matje të gabuar rezultuan të lëvizin më shpejt se drita). Shtytja e krijuar në EM Drive është më e dobët se fuqia shtytëse e disa insekteve.
Matja e parë pozitive ka qenë ajo në Universitetin Politeknik Veriperëndimor të Kinës dhe ka dhënë rezultat rreth 700 milinjuton. Eksperimentet pasuese nga laboratori Eagleworks në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s kanë dhënë rezultate prej 50 mikronjutonësh (shumë më pak se rezultati kinez). Sipas shkencëtarëve që kanë marrë pjesë në matje, rezultatet nuk bien në zonën e gabimit të instrumentit (pra instrumenti nuk mund të gabojë aq shumë). Sidoqoftë, ka edhe mundësi të tjera, që nuk janë direkt gabime. Sipas disa fizikanëve, një forcë e tillë mund të krijohet edhe nga procese të tjera. Një artikull i pabotuar (të cilin asnjëri nga portalet që e përmendin nuk na tregojnë ku ta lexojmë) thotë se një shtytje e tillë mund të jetë pasojë e forcës së Lorencit. Nga ana tjetër, matjet e NASA-s që është thënë se janë bërë në një dhomë vakumi, po ta lexosh me kujdes do vësh re se nuk janë bërë në vakum. Në fakt, megjithëse brenda një dhome vakumi, eksperimentet janë kryer në presion atmosferik.
Edhe më i dyshimtë është fakti se asnjë nga të dhënat mbi këtë pajisje nuk janë botuar në revista shkencore të kontrolluara nga shkencëtarët e tjerë (peer review). I vetmi artikull i publikuar realisht, është i publikuar në një revistë të panjohur dhe trajton vetëm eksperimentin, jo pajisjen apo teorinë.
Këto probleme e shumë të tjera bëjnë që të mos jemi edhe aq entuziastë sa do të donim të ishim. Natyrisht, një fluturim i shpejtë dhe i lirë (që përdorë dritën si “karburant”) pothuajse do të zhdukte çdo problem që kemi me fluturimin ndërplanetar. Anijet kozmike që do të punonin me këtë motor do të ishin më të lehta dhe në vend të karburantit që zakonisht përbën një pjesë shumë të madhe të masës do të mund të merrnin rezerva të tjera gjë që do të mundësonte udhëtime më të gjata, përveçse më të shpejta. Por, nëse një gjë e tillë është vërtetë e mundur ajo nuk do të ndodhë shumë shpejt. Para 100 vitesh ende nuk ekzistonte as ideja bazë për kompjuterin, kështu që shumëçka mund të ndodhë në një jetë njeriu, por meqë ende nuk është dhënë as shpjegimi teorik në një artikull të mirëfilltë shkencor unë do të thosha se nuk do të shohim fluturim me këtë motor gjatë jetës sonë. Shkenca na kërkon që të jemi të hapur ndaj ideve që na paraqiten, por gjithashtu të kërkojmë prova. Deri tani, provat nuk janë dhënë.
Faleminderit për pyetjen dhe vazhdo të diskutosh idetë për të cilat dëgjon!

Burime:
1. http://emdrive.com/principle.html
2. http://emdrive.com/
3. http://ntrs.nasa.gov/search.jsp?R=20140006052
4. http://en.cnki.com.cn/Article_en/CJFDTOTAL-YHXB200805027.htm
5. http://ntrs.nasa.gov/search.jsp?R=20110023492
6. http://www.iflscience.com/space/nasa-allegedly-conducts-more-successfully-emdrive-tests0
7. http://www.digitaltrends.com/cool-tech/emdrive-news-rumors/
8. http://www.forbes.com/sites/startswithabang/2015/11/08/the-em-drive-nasas-impossible-engine-highlights-our-greatest-failing/
9. http://www.armaghplanet.com/blog/no-nasa-has-not-verified-an-impossible-space-drive.html
10. http://www.popularmechanics.com/science/a15323/temdrive-controversy/