Inxhinierët nga UCL (Kolegji Universitar i Londrës) kanë arritur të bëjnë përçimin më të shpejtë të informacionit të arritur deri më tani në komunikim optik duke përdorur një marrës të vetëm koherent. Sistemi i tyre optik i komunikimit ka arritur të bartë informacionin me shpejtësi 1,125 terabit për sekondë apo 50 mijë herë më shpejt se sistemi i quajtur “super i shpejtë”, i cili përdoret aktualisht për internetin në Britani. Artikulli shkencor që shpjegon mënyrën në të cilën e kanë arritur një gjë të tillë është publikuar më 11 shkurt në Scientific Reports, ku është i hapur falas për lexuesit.
Komunikimi optik është mënyrë komunikimi, i cili përdorë dritën në vend të rrymës elektrike për të përçuar sinjalin e informacionit. Ai përbëhet nga: dhënësi, i cili konverton sinjalin elektronik në dritë dhe është zakonisht LED ose diodë laser; marrësi, i cili përbëhet nga fotodiodë që konverton dritën e marrë në sinjal elektrik; dhe nga fibra optike, e cila përçon informacionin në formë drite nga dhënësi deri te marrësi. Që nga krijimi i fibrës optike rreth 4 dekada më parë, ajo ka evoluar dhe është përmirësuar vazhdimisht deri në arritjen e përçimit të informacionit në nivelet që arrijmë tani. Dhe me sa duket, përmirësimet e sistemeve optike të komunikimit ende kanë një rrugë të gjatë përpara. Drita përçohet brenda qendrës nga qelqi ose plastika, duke përdorur pasqyrimin e plotë të brendshëm të dritës në muret e saj, në zonën ku ajo takohet me mbështjellësin me indeks thyerjeje më të ulët. Ky fibër është i mbështjellë në shtresa të tjera të cilat ndihmojnë për mbrojtje dhe zbutje apo përthyerje të fibrës.

Grupi shkencor nga UCL ka krijuar sistemin që ata vetë e kanë quajtur “super-kanal” duke kombinuar 15 kanale të ndryshme për përçimin e të dhënave, secili nga të cilët dërgon sinjal përmes një gjatësie të ndryshme valore. Kur sinjalet e informacionit arrijnë te marrësi, ata bashkohen dhe proçesohen nga ai. Vetë marrësi i përdorur është i përshtatshëm për gjerësi të madhe bande. Përdorimi i këtij lloj marrësi ka bërë të mundur që të dhënat nga të gjitha kanalet të pranohen njëkohësisht, por gjithashtu e ka vështirësuar punën për inxhinierët. Autori i parë i artikullit shkencor, Dr. Robert Maher, për faqen e shtypit të UCL ka thënë: “Sidoqoftë, përdorimi i një marrësi të vetëm ndryshon nivelet e performancës së çdo nën-kanali optik kështu që na u desh të optimizojmë imtësisht si formatin e modulimit, ashtu edhe shpejtësinë e kodimit për çdo kanal optik individualisht, në mënyrë që të maksimizojmë shpejtësinë e informacionit neto. Kjo përfundimisht ka rezultuar në arritjen nga ne të shpejtësisë më të lartë të [përçimit të] informacionit të regjistruar ndonjëherë me përdorimin e një marrësi të vetëm”.
Aparaturat e përdorura janë në shkallë eksperimentale dhe nuk pritet që të jenë në dispozicion të publikut të gjerë në një të ardhme aq të afërt. Sidoqoftë, arritjet e shpejtësive të tilla janë shumë premtuese për përçim gjithnjë e më të shpejtë të informacionit në të ardhmen. Lloji i sistemeve të përdorura në këtë studim përdoret kryesisht për përçimin e informacionit në distanca të mëdha si mes qyteteve, shteteve e kontinenteve, dhe për pasojë, shkencëtarët e inxhinierët duhet të demonstrojnë se kjo metodë funksionon për distanca të tilla, para se metodat e tyre të shihen si hapi i ardhshëm i industrisë.

Burime:
1. http://www.ucl.ac.uk/news/news-articles/0116/110216-fastest-data-rate-record
2. http://www.nature.com/articles/srep21278
3. https://www.techopedia.com/definition/24942/optical-communication