Disney ka paraqitur prototipin për infrastrukturë komunikimi përmes dritës së dukshme, i cili funksionon me të njëjtin protokoll që përdoret kudo tjetër. Komunikimi përmes dritës së dukshme (VLC) është një metodë që transmeton të dhëna duke përdorur LED (dioda dritë-emetuese).
Duke qenë se drita e LED mund të modulohet më shpejt se sa aftësia e syrit të njeriut për ta dalluar atë, ato mund të përdoren për të transmetuar të dhëna binare të lexueshme nga pajisjet e tjera si kompjuterët pa u bërë pengesë dhe pa i bërë njerëzit të ndihen keq me ndezje-fikje. Transmetimi i të dhënave bëhet nga një LED kudo dhe si marrës përdoren LED të tjera, të cilat sillen si fotodioda.
Komunikimi përmes dritës së dukshme mund të tingëllojë çuditshëm, por nuk është aspak gjë e re. Shumë firma, mes të cilave edhe General Electric dhe Philips ka kohë që e kanë përdorur komercialisht. Problemi kryesor i saj dhe arsyeja pse nuk është e përhapur është fakti se ajo nuk përdorë të njëjtat protokolle interneti (IP) dhe për pasojë nuk mund të integrohet me teknologjitë e tjera. Për pasojë, Li-Fi, siç quhet ndryshe, ka mbetur në përdorim vetëm në situata specifike dhe e ndarë nga teknologjitë e tjera. Kalimi i kësaj pengese do të shihte shumë zhvillim në fushën e VLC meqë LED sot përdoren shumë dhe janë të përhapura kudo. Ato do të na hapnin mundësi të reja për transmetim të dhënash pa pajisje shtesë.
Disney thotë se ka bërë përparime në kërkimet e tyre në lidhje me LED. Ata kanë arritur të krijojnë një rrjet që funksionon me LED të blera në dyqane, por të integruara me një Sistem-në-Chip (SoC) që punon me Linux, kanë shtuar një telekomandë, dhe furnizim me energji elektrike për pjesët e shtuara. LED-së i janë shtuar edhe sensorë që të funksionojë edhe si marrës. Moduli i kontrollit (telekomanda) funksionon si Ethernet, pra përdorë protokollet TCP ose UPD. Prototipi përmban edhe Wi-Fi, për testim, por komunikimi mund të bëhet plotësisht përmes dritës pa përdorimin Wi-Fi.
Disney mendon ta përdori këtë teknologji për transmetimin e të drejtimeve të të vepruarit te lodrat si dhe veshjet me drita LED, të cilat do të mund të ndizeshin e fikeshin bazuar në sinjalet e marra nga një LED tjetër. Në një VIDEO të publikuar në faqen e tyre ata tregojnë se si një llambë mund të përdoret për të drejtuar një makinë lodër dhe një “shkop magjik” për të krijuar zbukurime sipas modeleve të ndryshme në një fustan.

Burime:
1. http://spectrum.ieee.org/tech-talk/computing/networks/disney-seeks-to-make-visible-light-communication-practical?utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A+IeeeSpectrumFullText+%28IEEE+Spectrum+Full+Text%29
2. http://www.disneyresearch.com/wp-content/uploads/Linux-Light-Bulbs-Enabling-Internet-Protocol-Connectivity-for-Light-Bulb-Networks-Paper.pdf