Pjesa e librave të botuara gjatë "Epokës së Artë të Islamit", të cilat kishin tematikë shkencore, në varësi të vitit të vdekjes së autorit përkatës. Katër datat kyçe paraqesin: 813 - fillimi i sundimit të kalifit al-Mamun, 1099 - plaçkitja e Jeruzalemit gjatë Kryqëzatës, 1219 - fillimi i invazionit mongol në Iran, dhe 1492 - fillimi i kolonializmit evropian.
Shpesh në media, nga komentatorë por dhe nga historianë kemi dëgjuar për "Epokën e Artë të Islamit" si një nga periudhat më të arta të Lindjes së Mesme, por edhe të vetë njerëzimit. Mediat dhe persona të ndryshëm me apo pa njohje në histori e citojnë shumë këtë periudhë dhe e kontrastojnë me gjendjen e sotme të keqe të shkencës të vende myslimane. Studiuesit dhe komentatorë të ndryshëm që kanë simpati për fenë islame e citojnë këtë periudhë për të treguar që nuk ka kundërshti midis fesë islame dhe shkencës. Gjithashtu, një pjesë thotë se prapambetja e sotme vjen si pasojë jo e fesë por e ndikimeve të jashtme apo dhe "largimit nga parimet fetare".
Faktikisht është e vërtetë që sot vendet myslimane prodhojnë një numër disporpocionalisht të ulët të studimeve shkencore në botë dhe që kjo është në kontrast me kohën e mesjetës kur në këto vende prodhohej më shumë shkencë në krahasim me vendet e tjera. Duhet shtuar se krahasimi është relativ dhe jo absolut sepse shpesh kjo sjellë keqkuptime nga njerëz që i krahasimet i kuptojnë shabllon.
Sot, një nga çështjet më të diskutuara në diskursin politik dhe kulturor të botës është fundi i "Epokës së Artë të Islamit" dhe shkaqet që e sollën atë. Shumë studiues dhe historianë kanë dekada që mbrojnë tezën se rënia e qytetërimit mysliman është pasojë e rritjes së rrymave fanatike dhe antishkencore, të cilat vazhdojnë dhe sot. Të tjerë studiues kanë hedhur teza se rënia ishte pasojë e ndikimeve të jashtme (kryqëzatat, dhe pushtimet mongole). Por në vitet e fundit ka pasur dhe studiues që i kanë sfiduar këto interpretime dhe që thonë se shkenca në botën myslimane nuk pati rënie, por që kolonializmi është shkaktar për gjendjen e sotme të botës myslimane.
Problemi është se për të gjitha këto teza nuk ka pasur vërtetime empirike. Për këtë arsye profesori i ekonomisë në universitetin e Havard-it, Eric Chaney vendosi të kërkonte fakte empirike për shkencën mesjetare në qytetërimin mysliman me qëllim që të zbulonte se cilat nga këto tezat ishin të vërteta.
Për të zbuluar ecurinë e shkencës në këtë periudhë ai përdori librarinë e Havardit që përmban të dhëna për 13,283,463 libra nga kjo periudhë kohore të qytetërimit mysliman. Bazuar në informacionet që kishte mbi librat, ai arriti të ndërtonte një panoramë shumë faktike të ecurisë së shkencës. Shifrat tregojnë se në vitet 900-1100 rreth 12% e librave që ishin prodhuar në këtë periudhë kishin tematikë shkencore ndërsa 30% kishin tematikë fetare. Pas viteve 1100, librat shkencorë përfaqësojnë rreth 7% të të gjithë libarve. Në vitet 1700 vetëm 2% e librave kishin tematikë shkencore. Por, gjatë gjithë kësaj periudhe librat fetarë pësojnë në rritje shumë të madhe. Nga këto shifra mund të kuptohet se edhe në "Epokën e Artë të Islamit" librat shkencorë nuk ishin më të shumtë në numër se librat fetarë, por me kalimin e viteve hendeku u thellua më tej dhe kështu librat fetarë mbizotëruan mbi ato të shkencës.
Shpjegimi tradicional i kësaj rënieje është se rënia vjen si pasojë e kryqëzatave dhe pushtimit mongol. Por, Chaney mendon që, në fakt, gjatë periudhës së pushtimeve pati një rritje të prodhimit të librave shkencorë në pjesën ku ndodhën kryqëzatat dhe që u ndikuan nga pushtimi mongol. Në Iran pati rënie gjatë pushtimit mongol, por kjo rënie kishte filluar dhe më përpara. Pra, pushtimi mongol mund ta ketë përshpejtuar rënien, por nuk mund të ishte shkaktar i vetëm i tij.
Ajo që lidhej më së shumti me rënien e shkencës ishte rritja e numrit të medreseve. Chaney mendon se rënia e shkencës erdhi si pasojë e një ndryshimi kulturor që e quan 'Gjallërimi Sunit", një rritje e ndikimit të fesë dhe të autoritetit fetar. Tradita islame fetare fillimisht kishte dy ndarje: njëra ndarje ishte me traditë racionaliste dhe kërkonte që arsyeja të përcaktonte ligjin islamik, ndërsa ndarja e dytë i jepte peshë më të madhe Kuranit, thënieve të Muhamedit dhe traditës (Hadithet dhe Suna). Në fillimet e kalifatit Abasid, rryma mbizotëruese ishte ajo racionalistja, që ishte dhe në favor të shkencës.
Në periudhat e mëvonshme, forcat tradicionaliste fuqizohen më shumë, ndërsa ato racionaliste dobësohen. Arsyeja që japin Chaney dhe disa historianë për këtë që ndodhi është rritja e numrit të myslimanëve në krahasim me fetë e tjera. Në periudhat fillestare të qytetërimit mysliman shtresat sunduese ishin myslimane, por shumica e popullsisë nuk ishte (kishte të krishterë, zoroastrianë etj). Udhëheqësit e përdornin variantin më racional të fesë islame për të afruar besimtarë të rinj dhe për ta bërë sundimin e tyre më të pranueshëm. Ndërsa, "Gjallërimi Sunit" ndodhi në një periudhë kur myslimanët përbënin shumicë dhe mundësitë që kleri t'i imponohej popullsisë për të vendosur ortodoksi fetare ishin më të favorshme. Kjo solli si pasojë rritjen e ndikimit të klerikëve fetare, të cilët gjithashtu kërkonin promovimin e medreseve dhe që rolin kryesor te studimet ta zinte feja dhe materialet në lidhje me fenë. Sapo tradicionalistët fetarë u fuqizuan ata filluan një luftë ndaj pjesës më të madhe të shkencave me arsyetimin se shkencat promovonin deizëm dhe ateizëm, pra largim nga feja. Gjatë "Gjallërimit Sunit" u prodhuan shumë më pak libra shkencorë, por dhe ata që u prodhuan ishin më pak të cituar se të mëparshmit.
Chaney për të ilustruar pikëpamjet e klerit jep shembull mendimet Gazaliut (Al-Ghazali, 1058-1111), teologun më të njohur të islamit:
"Ai që studion matematikën mrekullohet nga përpikmëria dhe provat. Ai pastaj fillon ta shohë më mirë filozofinë dhe mendon se të gjitha shkencat e natyrës janë po aq të besueshme sa matematika. Pastaj thotë: Sikur feja të ishte e vërtetë atëherë filozofët do e kishin provuar me metoda të përpikta ... ne kemi parë shumë që kanë devijuar nga islami në këtë mënyrë."
Kështu që mund të nxirret konkluzion se gjatë "Gjallërimit Sunit" shkenca shikohej si rrezik për besimin fetar dhe për rendin shoqëror dhe prandaj ajo u shtyp nga tradicionalistët. Gjithashtu vërtetohet që kryqëzatat dhe pushtimi mongol kanë pasur ndikim të ulët në rënien e shkencës në qytetërimin mysliman dhe se nuk mund të shpjegojnë plotësisht rënien e saj. Edhe gjatë periudhës së kolonializmit tregohet qytetërimi mysliman ishte një hije e nivelit së tij të hershëm dhe se kjo erdhi pa ndikim të fortë nga pushtuesit e huaj, por si pasojë e rritjes së fuqisë së klerikëve, shkollave fetare dhe forcimit të tradicionalizmit fetar. Po ashtu tezat se qytetërimi mysliman pësoi rënie vetëm si pasojë e kolonializmit dhe të ndikimit të vlerave të perëndimit del i pabazë sepse qytetërimi mysliman ishte në rënie kohë më përpara.
Studimi i Chaney-t është një shtesë shumë e mirë shkencore në këtë debat që shpesh është emocional partizan. Gjithashtu tregon për nevojën e qasjes shkencore për të zgjidhur diskutime kulturore dhe politike. Sigurisht debati për çështjen në fjalë nuk është i mbaruar, por që studimi në fjalë është hap i mirë.

Burime:
1. http://scholar.harvard.edu/chaney/publications/religion-and-rise-and-fall-islamic-science
2. http://www.islamreligion.com/articles/359/role-of-colonization-on-political-system-of-muslim-world/
3 Qutb, Sayyid, Milestones, f. 112
4. http://acc.teachmideast.org/texts.php?module_id=2&reading_id=211&sequence=2
5. Dallal, 2010, f. 158-159
6. Saliba, G., Islamic Science and the Making of the European Renaissance, Cambridge: The MIT Press, 2007.
7. Esposito, Islam, f. 128.
8. http://www.oxfordislamicstudies.com/article/book/islam-9780195174304/islam-9780195174304-chapter-9
9. http://www.irfi.org/articles/articles_201_250/rise_and_fall_of_muslims.htm
10. Abdus Salam, Ideals and Realities: Selected Essays of Abdus Salam, f. 109.