Problemi kryesor për luftën kundër kancerit është fakti se barnat e përdorur janë të dëmshëm për pjesën tjetër të organizmit. Këtë problem ka mundësi ta zgjidhë teknologjia, apo më saktë, nanoteknologjia. Kjo është teknologji që merret me zhvillim në përmasa shumë të vogla, më të vogla se 1/1000000 e metrit. Shkencëtarët e degëve të ndryshme (nanorobotika, inxhinieria biomjekësore, kimia, biologjia, onkologjia, etj.) nga tre universitete të ndryshme (Politekniku i Montrealit, Universiteti i Montrealit dhe Universiteti McGill) kanë bashkëpunuar për të krijuar një sistem për dërgimin e barnave të kancerit drejtpërdrejtë te zona ku gjendet kanceri. Artikulli që shpjegon mekanizmin transportimit të mjekimit është publikuar në revistën shkencore Nature Nanotechnology, më 15 gusht.
Qelizat tumorale e thithin oksigjenin duke krijuar përreth vetes zona hipoksike, pa oksigjen. Këto zona është vështirë të arrihen me barnat e zakonshme dhe arrijnë t’i rezistojnë edhe radioterapisë (rrezatimit). Edhe metoda të tjera me nanorobotë nuk kanë arritur të futen mjaftueshëm në këto zona. Këta nanorobotë përbëhen nga baktere, ku një baktere është e lidhur me rreth 70 nanolipozome. Nanolipozomet janë “qese” sferike shumë të vogla (nanometrike), të përbëra zakonisht nga fosfolipidet, të cilat mund të mbushen me materie të tjera dhe të përdoren për t’i transportuar ato. Nanolipozomet e paraqitura në këtë studim përdorin bakteret magnetotaktike Magnetococcus marinus, të cilat kanë tendencë të shkojnë në zona pa oksigjen. Këto baktere kanë një senzor që u tregon se ku gjenden zonat me më pak oksigjen dhe një tip busulle të përbërë nga nanogrimcat magnetike që e përdorin për të udhëtuar duke ndjekur fushën magnetike. Kështu, kur ata bashkohen me nanolipozomet plot me barna kundër tumorit, ata mund të drejtohen përmes magnetit për të shkuar drejt e te këto tumore duke bartur me vete edhe nanolipozomet.
Në një eksperiment të bërë me minj me tumor, 55% e këtyre “robotëve” kanë arritur të futen në zonën hipoksike. Bakteret me lipozome janë drejtuar me anë të fushës magnetike në udhëtimin e vet përmes enëve të gjakut për të arritur te tumori. Pas arritjes atje, ato e kanë vënë re vetë, përmes mekanizmit të vet natyral, se ku gjendet zona pa oksigjen, duke e dërguar barin në destinacion. Shkencëtarët mendojnë se kjo metodë do të mund të përshtatet për përdorime të ndryshme në diagnostikim dhe shërim. Një numër i madh bakteresh do të mund të përdorej të përmirësuar luftimin e tumorit në këto zona. Me këtë metodë, tumoret mund të luftohen me materie që do të ishin të dëmshme për trupin e pacientit po të shpërndaheshin në gjithë organizmin.

Referencat:
1. http://www.nature.com/nnano/journal/vaop/ncurrent/full/nnano.2016.137.html
2. http://www.polymtl.ca/salle-de-presse/en/newsreleases/legions-nanorobots-target-cancerous-tumours-precision